Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër në Tiranë, konferencë për Korridorin VIII
English

Nesër në Tiranë, konferencë për Korridorin VIII

Tiranë, 19 maj, NOA – Nesër në Tiranë do të zhvillohet paraqitja zyrtare e Amico-s, programit të mbështetjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të vendeve të Korridorit VIII: Itali, Shqipëri dhe Maqedoni.

Lajmi bëhet me dijeni nga Konfindustria, sipas të cilit, ky program është pjesë e rëndësishme e lobingut strategjik të qeverisë së Italisë, në bashkëpunim me qeveritë e vendeve përfituese të rajonit të Ballkanit Perëndimor mbi përafrimin në kohë të sigurimit të financimeve të ndërtimit të Korridorit 8 nga Bashkimi Europian, në raport me projektet e tjera konkurrente në rajonin e Europës Juglindore.

Përmendim se Korridori VIII para disa vitesh, me vendim te Komisionit të BE-së ishte parashikuar të financohet pas vitit 2020, vendim i marrë në favor të projekteve konkurrente, kryesisht të atyre projekteve, që kalonin nga territori i Greqisë.

Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se të pranishëm në takimin e lartpërmendur, do të jenë përfaqësues të lartë të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë, asaj të Ekonomisë dhe Transporteve në Shqipëri etj.

n.e/NOA

KOMENTE