English

Rama Apel Për T'I Hapur Rrugë Zgjidhjes Së Krizës Politike

TIRANË, 19 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri sot apel për t'i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike në vend. "Bëj apel për t'i hapur rrugën zgjidhjes që është në interes të publikut, në interes të së ardhmes së qytetarëve, ku liritë e të drejtat nuk janë fjalë boshe dhe demokracia nuk është një fjalë pa kuptim, ku ekonomia funksionon në të mirë të të gjithëve dhe jo thjesht në interes të saj", u shpreh Rama pas vizitës së zhvilluar sot në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku ndodhen grevistët e shtruar në gjendje të rënduar. Ndërsa greva e urisë së opozitës është sot në ditën e 19-të të saj, drejtues socialistë kanë folur për të tjerë njerëz të gatshëm për t'u futur në të, por pa dhënë detaje se kur mund të ndodhë kjo. Deri tani ka shkuar në 65 numri i grevistëve që i janë drejtuar spitalit për trajtim mjekësor të specializuar./a.s//n.m/
KOMENTE