Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Greva e PS nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve
English

Rama: Greva e PS nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Tiranë, 19 maj, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh sot se greva e Partisë Socialiste nuk ka marrë asnjë mbështetje nga faktorët ndërkombëtarë.

“Dua të evidentojë faktin që në të gjithë këtë periudhe prej 19 ditësh të grevës së urisë nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar, asnjë individ që përfaqëson institucionet ndërkombëtare që të jetë shprehur direkt apo indirekt në mbështetje të grevës së urisë”, u shpreh Rama në një deklaratë të dhënë sot për mediat.

Sipas tij, ky është një fakt i rëndësishëm për të kuptuar “non sensin e grevës”. Rama ka bërë thirrje dhe një herë për dialog mes palëve duke theksuar nuk është koha për greva urie.

Mungesa e reagimit të ndërkombëtarëve, sipas Ramës “është dhe një mesazh i drejtpërdrejtë jo vetëm për lidershipin e PS-së, por për të gjitha ata që e mbështesin dhe e financojnë grevën e urisë, dhe protestën e PS-së, për të kuptuar që nuk ka mbështetje tek ndërkombëtarët për praktikën e grevës së urisë sepse Shqipëria e 2010, nuk mund të jetë Shqipëria e grevave të urisë”.

Rama ka theksuar se zgjidhja politike nuk mund të vij prej rrugës së imponimit dhe as prej kërcënimit.

m.xh/NOA

KOMENTE