Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Medvedev: Korrupsioni Në Kaukaz Kërcënon Sigurinë E Vendit
English

Rusi - Medvedev: Korrupsioni Në Kaukaz Kërcënon Sigurinë E Vendit

MOSKË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Korrupsioni në rajonet e Kaukazit rus përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe një formë "bashkëpunimi të drejtpërdrejt" me rebelimin islamik, përgjegjës për atentatin e dyfishtë kamikaz në metronë e Moskës, në fund të marsit, deklaroi sot presidenti rus, Dmitri Medvedev. "Korrupsioni është një krim pa dyshim në të gjitha rajonet të vendit tonë, por në Kaukaz korrupsioni kërcënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit", deklaroi ai, sipas pamjet filmike të transmetuar nga televizioni rus. "Korrupsioni dobëson institucionet shtetërore dhe sociale, në Kaukaz ka marrë një formë shumë kërcënuese dhe fatkeqësisht ky lloj korrupsioni është një formë bashkëpunimi me separatistët dhe kriminelët", theksoi ai. Presidenti rus i bëri këto deklarata gjatë një takimi me zyrtarë dhe përfaqësues nga disa OJQ për problemet në Kaukazin e Veriut, ku shumë republika, ndër të cilat Çeçenia, janë përfshirë nga dhuna dhe dukshëm rebelimi i armatosur islamik. Kjo lëvizje, e pagëzuar "Emirati i Kaukazit", mori përsipër atentatin e dyfishtë në metro e Moskës, ku mbetën të vdekur 40 persona, më 29 mars./ /i.p/
KOMENTE