Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia Mbështet Marrëveshjen E Arritur Në Okb Për Sanksione Kundër Iranit
English

Rusia Mbështet Marrëveshjen E Arritur Në Okb Për Sanksione Kundër Iranit

- Kujdes nga një mitratim i njëanshëm sanksionesh ndaj Republikës Islamike MOSKË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov konfirmoi mbështetjen e Moskës për një projektrezolutë të OKB-së që parashikon sanksione të reja kundër Iranit, lidhur me çështjen e shumëpërfolur të programit të tij bërthamor, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, megjithëse kërkoi kujdes nga një miratim i njëanshëm. Lavrov e deklaroi këtë gjatë një bisede telefonike me homologen e tij amerikane, Hillary Clinton. "Pala ruse konfirmoi se marrëveshja e rënë dakord në parim nga grupi 5+1, i përbërë nga Rusia, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, lidhur me projektrezolutën mbetet në fuqi", sipas një deklarate të ministrisë. "Faze e ardhshme konsiston në vazhdimin e punimeve në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku shtetet anëtare jo të përhershme mund të shprehin opinionin e tyre lidhur me projektin", vazhdonte njoftimi i ministrisë. Kjo rezolutë, me nismë amerikane, u paraqit në Këshillin e Sigurimit dje dhe parashikon një forcim të sanksioneve kundër Iranit pavarësisht planit turko-brazilian të paraqitur dy ditë më parë për pasurimin e uraniumit iranian jashtë territorit të Iranit. "Duhet njëkohësisht të analizohet situata shumë të kujdesshme dhe periodike që të mund të shërbejë po ashtu edhe për miratimin e kompromisit të negociuar nga Turqia dhe Brazili, theksonte ministria ruse. Lavrov gjithashtu i bëri thirrje për kujdes Clintonit kundër miratimit të sanksioneve shtesë në mënyrë të njëanshme nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian./ /i.p/
KOMENTE