Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport/ Mbyllet Superliga, Apolonia Dhe Gramozi Në Kategorinë E Parë, Skënderbeu Dhe Kastrioti Në Play-Out
English

Sport/ Mbyllet Superliga, Apolonia Dhe Gramozi Në Kategorinë E Parë, Skënderbeu Dhe Kastrioti Në Play-Out

TIRANË, 19 Maj / ATSH- Gjergji Mima/. - Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, teksa pritet edhe takimi i stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" mes Dinamos dhe Besës. Ndeshja mes ekipit të Skënderbeut dhe Tiranës ka përfunduar me barazim 2-2. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Nestoroviç në minutën e dytë të ndeshjes dhe nga Çajku në minutën e 48 , ndërsa për bardheblutë shënuan Abilaliaj në minutën e 46-të dhe Sorra në minutën e 49-të. Ndërkohë ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës ka përfunduar me rezultatin 0-2. Shkodranët nuk kanë mundur të fitojnë ndaj Teutës, e cila ka shënuar dy gola me anë të Miles në minutën e 47 dhe 50 të ndeshjes, duke siguruar qëndrimin në Superligë. Ndërsa ekipet e Gramozit dhe Apolonisë kanë rënë matematikisht nga kategoria. Gramozi ka fituar ndaj fierakëve me rezultatin 3-0, duke zbritur një kategori më poshtë edhe fierakët. Kastrioti mposhti 1-0 në Krujë Laçin, falë golit të Kalarit në minutën e 79-të, por fitorja nuk i ka shmangur krutanëve ndeshjen e play-out. Çiftet e ndeshjeve play-out do të jenë Kastrioti-Lushnja dhe Skëndërbeu-Kamza, të cilat do të luhen në 26 dhe 27 maj. - Ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë Superiore Skënderbeu-Tirana 2-2 Shënues: Nestoroviç 2', Çajku 48'/ Abilaliaj 46', Sorra 49' Vllaznia-Teuta 0-2 Shënues: Mile 47' 50' Flamurtari-Shkumbini 3-2 Shënues: Shehaj 30' Lena 85',Memelli 87'/ Bakiu 89', 92' Kastrioti-Laçi 1-0 Shënues:Kalari 79' Gramozi -Apolonia 3-0 Shënues: Dos Santos 16' 86', Metani 37' - Renditja e Superligës pas javë së 33-të 1. Dinamo 32 18 4 10 52:39 58 2. Besa 32 15 8 9 39:29 53 3. Tirana 33 15 7 11 38:32 52 4. Laçi 33 14 9 10 35:28 51 5. Flamurtari 33 13 8 12 42:39 47 6. Vllaznia 33 13 7 13 34:39 46 7. Shkumbini 33 13 6 14 33:33 45 8. Teuta 33 13 6 14 33:40 45 9. Skënderbeu 33 11 9 13 41:41 42 10. Kastrioti 33 13 6 14 33:35 42 11. Apolonia 33 10 8 15 36:43 38 12. Gramozi 33 6 8 19 25:43 26 /s.s./
KOMENTE