English

Sulmohet një qendër e KFOR në veri të Kosovës

Prishtinë, 19 maj, NOA - Një qendër banimi e KFOR-it danez në veri të Kosovës është sulmuar ditën e sotme, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Bëhet me dijeni se fjala është për një qendër banimi të paqeruajtësve danezë, të cilët janë vendosur në veri të Kosovë.

“Vetëm një dritare është thyer, ndërsa ka edhe disa dëme të tjera materiale”, ka bërë me dijeni majori Michael Koting, zëdhënës i KFOR-it në Kosovë.

Duke shtuar se sulmi ishte drejtuar kundër shtëpisë që strehon ekipin mbikëqyrës e ndërlidhës të trupave daneze, të cilat gjenden në veri të Kosovës për të ruajtur kontaktet me pakicën serbe.

n.e/NOA

KOMENTE