English

Tajlandë - Qendra Tregtare Gati E Shkatërruar Nga Flakët

BANGKOK, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Po përhapet me shpejtësi zjarri që ka përfshirë qendrën tregtare "Central World", më e madhja në Bangkok dhe e dyta për nga madhësia në Juglindjen Aziatike. Ndërsa zjarrfikësit ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje, në qendër të zonës ku ndodheshin më parë këmishat e kuqe, disa gazetarë njoftojnë për një situatë që po del jashtë kontrollit. "Me sa duket gjithçka do të digjet", shkruan në faqen e tij të internetit Nirmal Ghosh, korrespondent i të përditshmes "The Straits Times". /e.v/
KOMENTE