Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tpi - Disa Blloqe Shënimesh Të Ratko Mlladiçit I Dorëzohen Hagës
English

Tpi - Disa Blloqe Shënimesh Të Ratko Mlladiçit I Dorëzohen Hagës

HAGË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Tetëmbëdhjetë blloqe shënimesh të shkruara nga ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç, i cili ndodhet në arrati, iu dorëzuan më 11 maj Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, njofton TPI-ja në një dokument të publikuar sot. "Blloqet janë sekuestruar nga Ministria e Brendshme serbe më 23 shkurt të vitit 2010 në apartamentin e Bosiljka Mlladiçit, bashkëshortja e të arratisurit Ratko Mlladiç", njofton zyra e prokurorit në një dokument të publikuar ditën e premte. Përmbajtja e blloqeve, që përfshijnë periudhën 29 qershor 1991-29 nëntor 1996, u skanua dhe iu dërgua zyrës së prokurorit të TPI-së pas zbulimit të tyre. Origjinalet iu dërguan selisë së TPI-së më 11 maj. "Këto blloqe përbëjnë një sasi të madhe provash të reja", i deklaroi AFP-së Olga Kavran, zëdhënësja e prokurorit të TPI-së. Ratko Mlladiç, i akuzuar që në vitin 1995 nga TPI-ja për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjes (1992-1995), është një nga dy arratisurit e fundit të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. /I.Pu.
KOMENTE