Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trajtimi i komunizmit, ku gjendet Shqipëria me trajtimin e së kaluarës?
English

Trajtimi i komunizmit, ku gjendet Shqipëria me trajtimin e së kaluarës?

Tiranë, 19 maj, NOA – Gjatë këtyre ditëve, qëndroi në Shqipëri një grup gjerman historianësh, studiuesish, që merren me zbardhjen e diktaturës komuniste. Qëllimi ishte njohja e Shqipërisë dhe rrugës së saj në zbardhjes e së kaluarës komuniste.

Por a kujton Shqipëria komunizmin dhe nëse po, si e kujton?

Kjo ishte pyetja me të cilën 22 studiues gjermanë, që janë marrë me përpunimin e regjimit komunist në ish-Gjermaninë Lindore, erdhën në Shqipëri.

Me këtë pyetje ata iu drejtuan shoqatave të ish të përndjekurve politikë, historianëve, Muzeut Historik Kombëtar, Arkivës së Shtetit dhe disa intelektualëve shqiptarë.

Pas disa ditësh përgjigja e pyetjes është: "Në shkencë bëhet shumë pak. Në Muzeun Kombëtar shoqatave të ish-të përndjekurve u janë vënë në dispozicion hapësirat e duhura, por ekspozitat nuk mund të tregohen kërkund tjetër. Në Shqipëri nuk ekziston asnjë vend historik, që tregon krimin, ku dorasit quhen me emrin e tyre, ku krimi të tregohet që të kuptohet nga brezi i ri. Në gjithë Shqipërinë, ka patur burgje, kampe internimi dhe vende të tjera persekutimi, por asnjë vend i tillë nuk është kthyer në memorie historie. Për një diktaturë aq brutale sa ajo e Shqipërisë nuk ekziston asnjë vend historik, që ta kujtojë dhunën", - thotë Anna Kaminsky, nga fondacioni për përpunimin e diktaturës komuniste.

Në takimin me ish-të përndjekurit politikë ajo dëgjon bashkë me të tjerët prezantime të tilla si: "Unë jam Simon Mirakaj. Familja ime ka kryer gjithsej 950 vjet burgim dhe internim. ..". “Unë jam Lili Ndoci, babanë ma kanë pushkatuar, kur ai ishte 26 vjeç dhe unë një vjeç. Nënën e dërguan menjëherë në internim, ku dhe vdiq, kur lindi motrën pas disa muajsh”.

Për të kuptuar si ka qenë burgu shqiptar në regjimin komunist dhe si jetohej në internim duhet kohë e gjatë. Dëshmitarët e dhunës komuniste tregojnë me lot në sy, histori, që mezi presin të tregohen. Po ku?

Ku dhe si mund të tregohen historitë e dhunës komuniste?

Me këtë pyetje nuk është marrë kërkush në Shqipëri. Trajtimi i regjimit komunist u reduktua në dëmshpërblimin material të ish të përndjekurve politikë.

"Kjo ka të bëjë me mundësitë, që shoqëria i jep ish të përndjekurve politikë, që të tregojnë përvojat dhe të përfaqësojnë interesat e tyre. Por për përpunimin e traumës duhet të ngrihet dhe një vend kujtimor, në mënyrë që ata të kenë mundësi që të merren me traumën dhe historinë e tyre."

Reshat Kripa tregon për vdekjen (vrasjen) e një 17-vjeçari ne burg dhe akuzon se: "Vrasësit ndodhen mesh nesh dhe në Shqipëri nganjëherë ata edhe nderohen."

Disa nga historitë, që tregohen, duken si të pabesueshme. Si mund të bëhen ato të kuptueshme?”

"Ne nga Gjermania habitemi, se si një shoqëri e prekur nga një diktaturë e rëndë brutale ka probleme të mëdha me trajtimin e kësaj traume, me emërtimin e kësaj historie, me ndjekjen dhe dënimin e persekutorëve. Ajo, që ne nuk kuptojmë, është se si është e mundur sot që dikush, që ka kryer me parë krime, nuk është e mundur të ndiqet nga pozicioni publik. Duket sikur shoqëria futet në një situatë, që thotë nuk kemi çtë bëjmë. Neve na u tregua për gjykatës, që kanë dënuar gjatë kohës së komunizmit dhe qëndrojnë sot në Gjykatën Kushtetuese dhe japin gjykime. Dhe që nuk ekzistojnë mjetet e presionit moral për ti detyruar që të japin dorëheqjen, por nuk ekzistojnë as ligjet që të mos lejojnë, që njerëz të tillë të vazhdojnë të qëndrojnë në këto pozicione", - thotë Anna Kaminsky.

Çfarë bëjnë ish-të përndjekurit politikë, kur përballen me të rinjtë, si ua shpjegojnë atyre krimet?

Simon Mirakaj: “Për fat të keq nuk bëjmë asgjë. Edhe se kanë kaluar 20 vjet, tek të gjithë ne ekziston mentaliteti komunist. Baballarët e tyre, edhe pse kanë kaluar 20 vjet nuk kanë kërkuar të falur. Ndaj tek ne, nuk bëhet ende një diskutim i tillë”.

DVelle

KOMENTE