Ekon - Kina: Nuk Do T'U Nënshtrohemi Presioneve Për Juanin
					  PEKIN, 20 maj /ATSH-AFP/ - Kina hodhi poshtë presionet mbi nivelin e monedhës së saj, juanit, disa ditë nga diskutimet e nivelit të lartë me SHBA-në dhe uroi një stabilitet në përqindjen e këmbimit, në kuadër të krizës evropiane. 
     "Ne nuk do të pranojmë presionet e jashtme. Presionet dhe zhurmat e jashtme nuk mund të  frenojnë progreset tona'', deklaroi zëvendësministri i Financave, Zhu Guangyao, ndërkohë që prezantoi për shtypin sesionin e ardhshëm të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik kino-amerikan. 
     Ky dialog i nivelit të lartë, parashikuar të zhvillohet të hënën dhe të martën do të merret me çështjen e politikës kineze që ka të bëjë me përqindjen e këmbimit të juanit./
/ec/  a.jor. 				
				
				
