Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

HTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Përfaqësuesit e vendeve të BE-së diskutuan me Peter Feithn- BE-ja e kënaqur me hetimet e EULEX-it - Në një debat që kanë pasur përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në Komitetin për Ballkanin (COWEB) për situatën në Kosovë, në prani të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Peter Feith, thuhet se shumë vende kanë përshëndetur rritjen e aktiviteteve të EULEX-it në hetimin "e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar", si dhe atyre për krime lufte, duke i quajtur këto veprime si hap të duhur për ndihmë Kosovës që të forcojë sundimin e rendit dhe të ligjit dhe t'i luftojë dukuritë negative Tituj të tjerë: Takimi i Sarajevës nën emra personalitetesh Somalia, vendi i 69-të që njeh pavarësinë e Kosovës Sulmohen forcat e KFOR-it danez në veri të Kosovës Greva merr fund - Rama dhe Berisha takohen sot në Strasburg KQZ-ja s'mund t'i organizojë zgjedhjet pa ndërkombëtarët Edhe GNK lyp luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit Qeveria fillon largimin e shefave të prokurimit "Express" Çfarë ftese. - Në Prishtinë ka arritur ftesa e Presidencës Spanjolle për Samitin e Sarajevës. Ajo nuk i drejtohet asnjë institucioni. Në ftesë, Ministri i Jashtëm i Spanjës ka shkruar vetëm "I dashur mik". Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është ftuar Ministri Skënder Hyseni. Tituj të tjerë: Vendosim ne - Shefi i UNMIK'ut, Lamberto Zanier, ka ndaluar institucionet e Kosovës të zhvillojnë takimin e nënkomitetit të CEFTA's që do të mbahej në Prishtinë. Ai u ka rikujtuar se nuk guxojnë ta bëjnë këtë, nëse pala kosovare paraqitet si përfaqësuese zyrtare e shtetit. Burime të Express thonë se kjo ka tensionuar marrëdhëniet mes vendeve anëtare të CEFTA's. Kermabo te Jasharët - Yves De Kermabo ka vizituar edhe familjen Jashari në Prekaz. Këtë takim ai e ka mbajtur tërësisht të fshehtë. Murat Jashari thotë se me kreun e EULEX'it ka biseduar për Kosovën. Somalia njohu Kosovën Sejdiu i apelon Lindjes PDK, përballja me veten - Opinion "Tribuna shqiptare" Në qershor vendoset se kush do ta drejtojë EULEX-in edhe dy vjet - Qershori i nxehtë për Kermabonin-in Tituj të tjerë: Tiranë - Ndalet greva e PS-së Prishtinë - Thaçi në Turqi Shkup - të pakënaqur Pavarësi nga një shtet që s'ekzison (Kosova është pavarësuar nga ish-federata jugosllave) Somalia e njohu Kosovën GNK për gjendjen në Kosovë - Vërejtje për të gjithë! "Bota Sot" Zotëri Kermabo, pse frikësoheni nga shqiptarët? - Çfarë e bën të dashur për serbët EULEX-in?! Tituj të tjerë: Sejdiu: Respektojeni kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës! Kosova të përfaqësohet si shtet, pa UNMIK-un! - Në prag të konferencës së Sarajevës Berisha: Arbëreshët janë pjesë e gjakut tonë të shprishur, Italia vend yni mik! - Forumi shqiptaro italian Deri kur. - Editoriali "Infopress" Rrugës për në BERZH - Kosova afër anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Tituj të tjerë: Thaçi po viziton Turqinë Somalia njeh Kosovën Zhvarrimi në Rashkë sa më parë Sulmohet KFOR-i në veri Kosova me ligj të ri të shëndetësisë "Lajm" Punët shkel e shko i kushtojnë miliona buxhetit të Kosovës - Ura e gabuar Tituj të tjerë: Njohja e 69-të e Kosovës - Somaila vendosi EULEX-i e arsyeton vizitën e shefit të vet në Skenderaj dhe në Prekaz - Vizitë rutinore Pas letrave kërcënuese në gjuhën serbe kundër trupave të KFOR-it - Sulmohet banesa e ushtarëve danezë Mitrovicë - Problem me uzurpatorët "Albshkenca" promovon libër kundër Enciklopedisë maqedonase - Kundërvënie akademike Tiranë - Përfundon greva "Zëri" Rrezikohen qeveritarët - Ish-objektit të "Rilindjes", ku janë vendosur katër ministri, ende nuk i është bërë kontrollimi teknik Tituj të tjerë: EULEX kontrollon VIP-at - Bagazhi i kryeministrit Thaçi dhe i katër ministrave është kontrolluar në detaje nga doganierët e EULEX-it, derisa shkonin për vizitë zyrtare në Turqi. Premtime për njohje të reja Somalia njeh pavarësinë e Kosovës Rrënimi i ekzistencës Opinione - Rruga e ditur dhe orari i ndërlikuar "Epoka e Re" Gjykata Komunale e Prishtinës ka vendosur në favor të Enver Hasanit për rastin e ashtuquajtur "Baba rektor" - "Baba" dallavare Tituj të tjerë: Somalia e njeh Kosovën Shqipëri, ndërpritet greva e urisë Strategji zhvillimi me ekspertët amerikanë Është përuruar Korniza Kombëtare e Kualifikimeve - Hoxhaj: Të barabartë me vendet e BE-së "Kosova Sot" Ekonominë e shpëton reforma Tituj të tjerë: Avokatia që komprometon gjyqësinë Sejdiu: Ejani investoni në Kosovë Na njeh Somalia Mungon një anëtar i komisionit, bllokohet konkursi për drejtor dogane Editoriali - Duhet vendosmëri në veri /s.s./
KOMENTE