English

Serbi/ Shba: Çështja E Pavarësisë Së Kosovës Është Një Kapitull I Mbyllur

- SHBA: Jemi kundër çdo negociate për statusin e Kosovës - BEOGRAD, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara "e konsiderojnë çështjen e pavarësisë së Kosovës një kapitull të mbyllur dhe për këtë arsye janë kundër çdo negociate të re për statusin e saj, siç pretendohet nga qeveria serbe", deklaroi sot ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick. Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, ambasadorja theksoi njëkohësisht se "Uashingtoni është në favor dhe nxit bisedime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për çështje praktike dhe për mënyrat se si të përmirësohen kushtet e jetesës së popullsisë kosovare, si ajo shqiptare po ashtu edhe ajo serbe". Autoritetet e Beogradit, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, kanë deklaruar disa herë se besojnë te rihapja e negociatave për statusin e shtetit kosovar pas verdiktit që do të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë. "Pozicioni ynë është i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër rihapjes së negociatave për statusin e Kosovës dhe kundër ndonjë ndarje të saj. Njëkohësisht ne mendojmë se po afron koha për bisedime mbi çështje praktike", theksoi ambasadorja amerikane. /e.v/
KOMENTE