English

Tajlandë - Protestuesit I Vënë Flakën Një Banke Të Njohur

BANGKOK, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Një zjarr i fuqishëm përfshiu para pak minutash bankën e njohur tajlandeze ''Siam City Bank'' në Bangkok, në zonën e Din Daengut, njoftoi nëpërmjet ''Twitter''-it një gazetar i ANSA-s në vendin e ngjarjes. Djegia e ndërtesës po përparon me shpejtësi. Pak metra larg kësaj banke gjenden shumë shtëpi banimi./ a.jor.
KOMENTE