English

Takimi Në Strasburg/Ambasada E Shba: Nxisim Palët Për Arritjen E Një Kompromisi Sa Më Të Shpejtë

TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë mirëpriti sot nismën e Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për takimin e udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë në Strasburg. Në një deklaratë zyrtare për shtyp sot pasdite, Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se "mirëpresim nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg". "Nxisim të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur" citon kjo deklaratë. "Koha për marrëveshje është sot. Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t'i kthehet përqëndrimit tek axhenda e saj euro-atlantike", përfundon deklarata zyrtare e selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri./a.s//n.m/
KOMENTE