Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashton-Fule: Zgjidhja e ngërçit, sipas Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve
English

Ashton-Fule: Zgjidhja e ngërçit, sipas Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve

Bruksel, 21 maj, NOA – Është koha për të gjetur një zgjidhje mbi krizën e tanishme politike në Shqipëri, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe të shpejtë, në përputhje me aspiratat e qytetarëve të këtij vendi, Kushtetutën e tij dhe parimin e transparencës.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dijeni autoritetet e larta evropiane, Catherine Ashton, komisionere e Jashtme e Bashkimit Evropian dhe Stefan Fule, komisioner për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë; në një deklaratë të përbashkët në kuadrin e negociatave Rama-Berisha, me ndërhyrjen e Brukselit zyrtar.

Ata kanë përshëndetur nismën e europarlamentarëve Joseph Daul dhe Martin Schulz, që në emër të grupeve të tyre parlamentare që përfaqësojnë në PE, kanë dhënë kontributin në inkurajimin e përmirësimeve efektive të situatës politike në Shqipëri për të mirën e qytetarëve si edhe me qëllimin e përmirësimit të perspektivës evropiane të këtij vendi.

Duke nënvizuar pikërisht se “Shqipëria është në një moment vendimtar në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, e pikërisht për këtë, një sërë sfidash të saj të brendshme politike, kërkojnë kurajo.

“BE-ja është e shqetësuar seriozisht për bllokimin e vazhdueshëm politik të situatës në këtë vend, si dhe për parlamentin jofunksionale, prandaj vlerësojmë se është koha për të gjetur një zgjidhje për krizën e tanishme në një bazë që i qëndron perspektivës së Shqipërisë”, përfundon deklarata e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian,

Catherine Ashton dhe Stefan Fule.

n.e/NOA

KOMENTE