English

Dita e Diversitetit Kulturor, përurohet libri Albumi pianistik me motive shqiptare

Tiranë, 21 maj, NOA - Në Ditën Botërore e Diversitetit Kulturor, ministria e Kulturës dhe Turizmit, përuroi librin “Agoj - Album pianistik me motive popullore shqiptare”.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të kësaj ministrie për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, dita Botërore e Diversitetit Kulturor festohet praktikisht në gjithë botën, që nga nëntori 2001, kur Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, shpalli edhe deklaratën Universale për këtë tregues.

Aktiviteti përkatës i ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, organizuar me këtë rast, synoi të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare,duke risjellë edhe një herë atë që shprehet në Konventën e kësaj të fundit.

Pra, që “trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit te tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep një sens vazhdimësisë dhe identitetit, duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor”.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Lina Krasniqi14:27 - 24 Nëntor 2010
    shum mir weq pse spo e qitni librin albumiiinn me vjerrsha