Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Moti I Keq Nuk E Pengon Hapjen E Sezonit Turistik
English

Durrës: Moti I Keq Nuk E Pengon Hapjen E Sezonit Turistik

DURRËS, 21 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Qindra qytetarë dhe nxënës të shkollave të mesme kanë marrë pjesë sot paradite në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në plazhin e Durrësit. Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta në krahasim me mesataren stinore nuk i kanë penguar të rinjtë që janë bërë pjesë e veprimtarive sportive të organizuara në bregdet, ndërsa të pranshmit i ka përshnëdetur kryetari i bashkisë Vangjush Dako, sipas të cilit edhe këtë sezon veror "qyteti bregdetar do të mirëpresë qindra mijë pushues jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe më gjerë". Dako shtoi se "Durrësi do t'u ofrojë vizitorëve mikpritjen, komoditetin, shërbimin e pakursyer, si dhe pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore; evenimente artistike e çdo gjë tjetër që do të mund tua bëjë të paharrueshme ditët e pushimit pranë kësaj pjese të Adriatikut". Prefekti Genc Alizoti theksoi rëndësinë e sezonit turistik në ekonominë e qytetit dhe bashkive e komunave të Katundit të Ri, Sukthit dhe Ishmit, të cilat vitet e fundit po zgjerojnë kapacitetet turistike në zonat bregdetare, ndërsa vlerësoi trashëgiminë historike dhe arkeologjike të qyteteve të Durrësit dhe Krujës, si një potencial turistik gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj. Durrësi, plazhi më i madh i vendit Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh i vendit dhe në fundjavë ai mirëpret rreth 150 mijë pushues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga Kosova e Maqedonia. "Në vijën bregdetare prej 3.4 km, nga ura e Dajlanit në Iliria, ka përfunduar faza e parë e pastrimit, plugimi dhe disinfektimi i brezit të rërës, ndërsa mbi 120 punonjës me automjetet përkatëse të ndërmarrjes komunale të plazhit do të jenë në shërbim 24-orësh gjatë gjithë sezonit veror," - tha për ATSH-në drejtori i kësaj ndërmarrjeje Ali Karaj. "Në vijën bregdetare do të ketë katër plazhe publike," - shtoi më tej drejtori Karaj, duke theksuar se rritja e tarifave të plazheve private dhe kontrolli i tyre do ti shërbejnë shfrytëzimit të plazhit edhe nga pushues të tjerë vendas. Në krah të rrugës së plazhit që prej dy vjetësh mban emrin "Pavarsia", në nderim të 17 shkurtit 2008 kur u shpall pavarsia e Kosovës, funksionojnë qindra njësi private me destinacion turistik, ndërsa në mjaft lokale organizohen edhe spektakle muzikore me artistë shqiptarë nga vendi dhe nga Kosova. Bashkë me 120 hotelet dhe motelet e ngritura pas vitet 1991 në këtë hapësirë, në plazhin e Durrësit qindra familje të zonës venë dhomat e banesave të tyre, në shërbim të familjeve që mbërrijnë çdo vit për pushime. Plazhi i Durrësit ka nisur të shfrytëzohet në fillim të viteve 1930, kur pas një plani rregullues të bashkisë së qytetit u ndërtuan vilat e para 1-2-katëshe pranë rrugës Durrës- Kavajë. Në filimin e viteve 1970 kjo hapësirë fitoi statusin e plazhit më të frekuentuar në shkallë vendi, renditje të cilën vazhdon ta ruajë edhe sot kur numri i plazheve në vijën bregdetare shqiptare është shumëfishuar, falë investimeve të kryera për infrastrukturën rrugore në vitet 2000. Në vijën bregdetare prej 61.8 km në qarkun e Durrësit vitet e fundit kanë nisur të shfrytëzohen masivisht plazhet e gjirit detar të Lalzit, në Shën Pjetër dhe në sektorin Rinia, përkatësisht 40 km dhe 15 km në veri të Durrësit./ch/
KOMENTE