Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Deficiti I Lartë - Van Rompuy: Konsensus Në Be Për Sanksione
English

Ekonomi - Deficiti I Lartë - Van Rompuy: Konsensus Në Be Për Sanksione

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy theksoi sot se gjatë mbledhjes së ministrave të Financave të Bashkimit Evropian është arritur konsensus për zbatimin e sanksioneve ndaj vendeve që nuk do të respektojnë në të ardhmen Paktin e stabilitetit. "Kemi vendosur për sanksione. Një nga konkluzionet është se u duk shumë qartë se ekziston një konsensus i gjerë për sanksione financiare dhe jo financiare", deklaroi Van Rompuy në përfundim të mbledhjes që u zhvillua me kërkesën e tij në Bruksel. "Duhet të arrijmë në një disiplinë më të madhe buxhetore, kemi nevojë të forcojmë Paktin e Stabilitetit dhe ta bëjmë më të efektshëm, të gjithë janë dakord", këmbënguli Van Rompuy. Ministrat e Financave të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të reflektuar lidhur me mënyrat për forcimin e disiplinës buxhetore, nën presionin e Gjermanisë që kërkon vendosjen e sanksioneve të reja të polemizuara dhe falimentimin e vendeve me borxhe shumë të mëdha. Bëhet fjalë për mbledhjen e parë të një grupi pune i ngarkuar me shqyrtimin e të gjitha sanksioneve që do të bëjnë të mundur ashpërsimin e mbikëqyrjes buxhetore të shteteve të BE-së. Mendohet që konkluzionet do të jepen në tetor. Do të ketë zhvillohen dy mbledhje të tjera të këtij grupi pune brenda verës, bëri të ditur Van Rompuy. /I.Pu.
KOMENTE