Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondi Shqiptar I Zhvillimit, 110 Projekte Per Vitin 2010
English

Fondi Shqiptar I Zhvillimit, 110 Projekte Per Vitin 2010

TIRANE, 21 Maj /ATSH/- Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) po implementon aktualisht 110 projekte kryesisht në infrastrukturën rurale dhe atë urbane në disa zona të vendit. Burime nga ky fond bënë të ditur se projektet infrastrukturore për vitin 2010, për të cilët është kontratuar në total një shumë prej 120 milionë dollarësh, po zbatohen me sukses dhe pritet të sjellin një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas FSHZH, në projektet aktuale po i jepet përparësi veçanërisht zonave turistike, ndërkohë që me intensitet po punohet edhe me projektet afatmesme, për të cilat FSHZH po negocion me disa donatorë strategjikë siç është Banka Botërore, BERZH, KFW etj. Projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit përqëndrohen edhe në zonat e varfëra, në restaurimin e shkollave apo spitaleve, si dhe në drejtim të mirëmbajtjes së projekteve pas ndërtimit të tyre, me qëllim ruajtjen e cilësisë./e.xh//s.s./
KOMENTE