Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frenohet Kredia Me Probleme
English

Frenohet Kredia Me Probleme

TIRANE, 21 Maj /ATSH-E.Xhajanka/. - Frenohet rritja e kredisë me probleme në sistemin bankar. Statistikat e publikuara nga Shoqata e Bankave treguan se për muajin mars, norma e kredisë me probleme ra në 11.7%, nga 11.8% që ishte në muajin shkurt. Ndonëse në një përmasë modeste, kjo rënie shënon kthesë në tendencën rritëse të kredive me probleme, që kishte karakterizuar ecurinë e portofolit të kredisë gjatë gjithë vitit 2009 dhe fillimit të vitit 2010. Rritja e kredisë me probleme ka qënë një nga shqetësimet kryesore të bankave që nga fillimi i krizës globale ekonomike. Gjithashtu, norma në rritje e kredive në vonesë ka qënë një nga faktorët kryesorë frenues për rritjen e kreditimit, që gjatë muajve të fundit është ngadalësuar ndjeshëm. Edhe në vrojtimin e fundit mbi aktivitetin kreditor, të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, situata e kredive me problem cilësohet nga bankat si një nga faktorët kryesorë në shtrëngimin e standardeve për dhënien e kredive të reja. Ndaj përmirësimi i portofolit të kredisë do të jetë një element i rëndësishëm për rritjen e kreditimit nga bankat. Në fillimin e këtij viti, portofoli i kredisë së sistemit bankar është rritur me ritme modeste dhe në fund të muajit mars, teprica e kredisë arriti në 459 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 2% krahasuar me fillimin e këtij viti. /s.s./
KOMENTE