Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni - Clinton: Koreja E Veriut Duhet Të Heqë Dorë Nga Sjelljet Provokuese
English

Japoni - Clinton: Koreja E Veriut Duhet Të Heqë Dorë Nga Sjelljet Provokuese

TOKIO, 21 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i bëri thirrje Koresë së Veriut që t'i japë fund sjelljes së saj provokuese, pas mbytjes së një anijeje koreanojugore në muajin mars. Në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun japonez, Katsuya Okada, Clinton nënvizoi se është e rëndësishme ti dërgojë Koresë së Veriut një mesazh të qartë që aktet provokuese kanë pasoja. ''Sëbashku me Okadan, jemi të bindur se Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga sjelljet e saj provokuese'', shtoi ajo. ''Po pres me padurim të zhvilloj bisedime me Kinën në lidhje me çështjen e anijes koreanojugore të mbytur'', theksoi Clinton. Clinton konfirmoi gjithashtu se aleanca japonezo-amerikane, që feston 50 vjetorin, është gur themeli për stabilitetin dhe progresin në këtë rajon./ /ec/ a.jor
KOMENTE