Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Sejdiu Takon Sekretarin E Përgjithshëm Të Nato-S, Rasmussen
English

Kosovë - Sejdiu Takon Sekretarin E Përgjithshëm Të Nato-S, Rasmussen

HTINË, 21 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pati sot pasdite një takim me anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, në këtë takim, Sejdiu e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, si dhe të gjitha vendet e NATO-s, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t'i japin Kosovës. Po ashtu, Presidenti Sejdiu i ka njohur ata me gjendjen në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike, të përkushtuar që të lëvizë shpejt në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike në partneritet të përhershëm me NATO-n. Presidenti Sejdiu ka ripërsëritur në këtë takim kërkesën e tij që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë, qoftë edhe në mënyrë simbolike, në operacionet paqësore të NATO-s./s.s./
KOMENTE