Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mtkrs Çel Sezonin Turistik Veror Me Garën Adriatic & Ionian Classic Rally
English

Mtkrs Çel Sezonin Turistik Veror Me Garën "Adriatic & Ionian Classic Rally"

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit çeli sot sezonin turistik në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, me garën e makinave "Adriatic & Ionian Cassic Rally", që do të zhvillohet deri në 24 Maj, ku do të marrin pjesë 50 deri në 60 makina klasike nga Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia dhe Shqipëria. Zv/ministri i TKRS-së, Nikollë Lesi, në fjalën e tij theksoi se "Qeveria shqiptare në programin e saj e ka konsideruar zhvillimin e turizmit si një nga prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit në një destinacion të rëndësishëm mesdhetar, një destinacion ku turizmi i diellit dhe rërës kombinohet me turizmin kulturor dhe natyror, si dhe me mikpritjen e veçantë shqiptare". "Adriatic & Ionian Classic Rally" është një garë me makina klasike të prodhuara mbi 30 vjet më parë, që bazohet në testet e rregullsisë. Qëllimi kryesor i eventit është argëtimi i pjesëmarrësve dhe sidomos i spektatorëve, të cilët për herë të parë do të mund të ndjekin një aktivitet të tillë në Shqipëri. Vështirësia e përmbushjes së kritereve të testit të rregullsisë, udhëtimi në vendet me bukuri natyrore dhe vizitat në vendet me rëndësi historike dhe arkeologjike janë ndër pikat kulminante të këtij eventi. Nëpërmjet kësaj gare synohet gjithashtu të krijohen dhe të forcohen lidhjet ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme. Klasifikimi përfundimtar nuk bazohet në shpejtësinë maksimale të veturave, por në arritjen e shpejtësisë mesatare të paracaktuar. Shpejtësia mesatare nuk do të kalojë 50 km/h në rrugë ndërurbane dhe 70 km/h në autostradë. Aktiviteti do të zhvillohet në kushtet e trafikut të hapur dhe organizatorët nuk do të mbyllin trafikun në asnjë pjesë të trajektores. Ndërkohë me të mbërritur në qytetin e Durrësit makinat do të vendosen para Bashkisë së qytetit tek sheshi "Iliria", ndërsa në orën 20:00 do të fillojë koncerti në Amfiteatrin e Durrësit me këngëtarët Manjola Nallbani dhe Kastriot Tusha./s.s./
KOMENTE