English

Nëna që rrahu beben në Korçë, më pas e mbyti derisa vdiq

Korçë, 21 maj, NOA Update – Ngjarja që ka shokuar jo vetëm banorët e Korçës por edhe mbarë qytetarët, jo vetëm që e ka rrahur egërsisht beben, por më tej “nuk është ngopur” me dajakun dhe e ka mbytur me duar derisa i ka marrë jetën. Këtë përfundim nxori ekspertiza paraprake mjeko-ligjore në Korçë, pasi gjeti në qafën e fëmijës shenja të duarve të nënës që tashmë është arrestuar dhe në kushtet e flagrancës pritet të dalë për masë sigurie në gjykatën e Rrethit Korçë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot ora 12.00 në fshatin Zemblak të komunës Pojan në rrethin e Korçës, i konfirmoi agjencisë NOA, drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues Bernard Çaushaj.

Sipas tij, autorja e dyshuar e krimit mban emrin Sonila Lumi, lindur në Bilisht dhe banuese në Zëmblak, një e re pa arsimim dhe pa profesion.

Viktima është K.L, një vjeç e gjashtë muajshe, fëmijë e Sonila Lumit që besohet ta ketë beben me bashkëjetuesin e saj, E.Hoxhalli.

Burime zyrtare policore thanë për agjencinë e Lajmeve NOA se e dyshuara Sonila Lumi bashkëjetonte prej disa kohësh me një çoban me emrin E.Hoxhalli, 27-vjeç, edhe ky banues në fshatin Zemblak.

Autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë procedimin penal ndaj nënës vrasëse, ndërsa e akuzojnë atë për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE