Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portugali - Qeveria Në Minorancë I Shpëton Mocionit Të Mosbesimit
English

Portugali - Qeveria Në Minorancë I Shpëton Mocionit Të Mosbesimit

LISBONË, 21 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria socialiste portugeze, në minorancë, i shpëtoi sot mocionit të mosbesimit falë abstenimit të partisë kryesore të djathtë që vuri përpara rrezikun që një krizë politike t'i shtohet asaj ekonomike". Mocioni i mosbesimit, i miratuar nga e majta antiliberale (31 deputetë nga 230), ishte paraqitur nga komunistët për të denoncuar politikën e stanjacionit ekonomik dhe të regresit social dhe masat e rrepta ekonomike të parashikuara për zvogëlimin e deficitit. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste portugeze, PCP, Jeronimo de Sousa, i cili e akuzoi qeverinë se e ka çuar vendin në stanjacion dhe në krizë, mbrojti idenë se "është më mirë të përmbyset një qeveri se sa të lejohet ajo të kthejë përmbys vendin". Kryeministri Jose Socrates kritikoi "papërgjegjshmërinë e madhe politike të komunistëve" duke theksuar se kjo përpjekje për "të përmbysur" qeverinë e tij bëhet "në mes të krizës së tregjeve financiare, përballë një sulmi të rrezikshëm spekulues kundër të gjithë zonës euro". /I.Pu.
KOMENTE