English

Sekretarja Amerikane E Shtetit Mbërrin Në Shangai Për Dialogun Kinë-Shba

SHANGAI, 21 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti sot në Shangai për një vizitë katërditore, që do të vazhdojë në Pekin me "dialogun strategjik dhe ekonomik" SHBA-Kinë, deklaruan disa burime zyrtare për AFP. Kjo vizitë ndodh në një moment tensioni vërtet të lartë në gadishullin korean pasi Koreja e Veriut është akuzuar nga një komision hetimor ndërkombëtar se ka shkaktuar sulmuan një anije koreanojugore në mars. Në Tokio, ku ajo bëri një ndalesë të shkurtër para se të shkonte në Kinë, Clinton deklaroi se ngutej për konsultime intensive me drejtuesit kinezë lidhur me çështjen, aleatë të Phenianit. Clinton do të vizitojë nesër Ekspozitën Universale në Shangai, metropoli i Kinës dhe do të niset të dielën drejt Pekinit, ku do të zhvillojë "dialogun strategjik dhe ekonomik" kino-amerikan. Kina është etapa e dytë e turneut njëjavor të sekretares amerikane të Shtetit në Azi që do të përfundojë me vizitën e saj në Korenë e Jugut./ /i.p/
KOMENTE