Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Vijon Përgatija E Kombëtares Për Dy Miqësoret, Pasdite Ndeshje Me Shqipërinë U-19
English

Sport-Futboll/ Vijon Përgatija E Kombëtares Për Dy Miqësoret, Pasdite Ndeshje Me Shqipërinë U-19

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e futbollit, nën drejtimin e trajnerit kroat Josip Kuzhe ka vijuar sot përgatitjet për dy miqësoret e radhës, atë përballë Malit të Zi në 25 Maj në Podgoricë (Mali i Zi) dhe Andorras në 2 qershor në Tiranë. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, "sot ka qenë prezent me grupin dhe sulmuesi Erjon Bogdani, ndërsa problemet me pashaportën kanë shtyrë në kohë ardhjen e portierit Samir Ujkani, ndërsa Debatik Curri këtë fundjavë do të ketë ceremoninë martesore". "Me ekipin është bashkuar edhe mbrojtësi i Arisit, Kristi Vangjeli. Korçari, i cili ka probleme në gju, së bashku me Edmond Kapllanin, që ka pësuar një dëmtim në kavilje, zhvilluan stërvitje të diferencuar", theksuan burimet nga FSHF. Ndërkohë sot pasdite në orën 17:00, Kombëtarja do të zhvillojë një takim miqësor me përfaqësuesen e Shqipërisë U-19 në Luz të Kavajës. Në listën e publikuar nga trajneri Kuzhe ranë në sy disa emra të rinj, të cilët pritet të provohen nga kroati pikërisht në ndeshjen e sotme për të luajtur më pas në dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi dhe Andorrës./n.m/
KOMENTE