Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Liga E Kampioneve/ Inter - Bajern, Sfida E Madridit Që Vlen Për Historinë
English

Sport-Liga E Kampioneve/ Inter - Bajern, Sfida E Madridit Që Vlen Për Historinë

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Në stadiumin e famshëm të Madridit "Santiago Bernabeu", do të luhet nesër në mbrëmje finalja e Ligës së Kampioneve mes Bajernit të Mynihut dhe Interit të Milanos. Për të dy ekipet kjo ndeshje do të ketë një vlerë të madhe, duke qënë se në rast fitoreje dy klubet do të futen në histori pasi do të mbyllin sezonin me tre triumfe në tre kompeticione që kanë marrë pjesë. Ajo çka e bën edhe më interesante këtë sfidë është fakti se strategët e dy pankinave rreth 10 vjet më parë kanë patur një raport krejt të ndryshëm. Sot ata janë kundërshtarë, ndërsa më parë Van Gal ka qënë mësuesi i Morinhos. Një tjetër gjurmë që tregon rëndësinë e këtij takimi është edhe "fushëbeteja", bëhet fjalë për stadiumin ku luan ekipi i Realit të Madridit, 9 herë fituesi i këtij kompeticioni. Prej pesë vitesh ekipi i Interit ka qënë një forcë e papërmbajtshme në Serie A. Ziklatërit të njëjtin sukses nuk kanë mundur ta shijojnë në arenën evropiane. Dy triumfet e vetme që kanë marrë në këtë kompeticion kanë qënë ato në vitin 1964 dhe 1965. Bajerni, ashtu si dhe Interi luan nesër për trofeun e tretë sezonal, pas triumfit në Kampionat dhe në Kupë. Formacioni gjerman i Van Gaal është në kërkim të Ligës së Kampioneve. Në rast se "kupa me veshë të mëdha" do të shkojë në Mynih atëherë skuadra bavareze, së bashku me Liverpoolin (ka fituar pesë herë Ligën e Kampioneve), do të ndajnë vendin e tretë në listën e klubeve më fitimtare në këtë kompeticion. - Shifra dhe fakte për finalen Inter - Bajern . Stadiumi "Santiago Bernabeu", shtëpia e Real Madridit, pret ndeshjen ku Bajerni kërkon të fitojë Kupën e pestë ndërsa Interi pret të triumfojë pas 45 vjetësh "agjërim". . Bajern në këtë sfidë është paksa më i favorizuar, duke parë që ndaj italianeve këtë sezon nuk ka gabuar asnjëherë: deri më tani ka eliminuar Juventusin dhe Fiorentinën. . Historia e dy trajnerëve e ka bërë këtë ndeshje edhe më interesante: Louis van Gaal ka patur si zëvendëstrajner tek Barcelona për tre vite (1997-2000) José Mourinhon. . Që të dy këta trajnerë kanë mundësi që me këtë fitore të futen në "klubin e trajnerëve special": njëri prej tyre do të bëhet i treti trajner që fiton këtë kompeticion me dy skuadra të ndryshme. . Rezultatet e Bayernit në finalet e Kupës së Kampioneve: 1974: 4-0 - Club Atlético de Madrid, Bruksel (e riluajtur pasi ndeshja e parë u mbyll 1-1) 1975: 2-0 - Leeds United AFC, Paris 1976: 1-0 - AS Saint-Etienne, Glasgoë 1982: 0-1 - Aston Villa FC, Rotterdam 1987: 1-2 - FC Porto, Vjenë 1999: 1-2 - Manchester United FC, Barcelonë 2001: 1-1 - Valencia CF, 5-4 me penallti, Milano . Rezultatet e Interit në finalet eKupës së Kampioneve: 1964: 3-1 - Real Madrid CF, Vjenë 1965: 1-0 - SL Benfica, Milano 1967: 1-2 - Celtic FC, Lisbona 1972: 0-2 - AFC Ajax, Rotterdam /s.s./
KOMENTE