Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlandë - Ashton: Pajtimi Kombëtar Është Një Nevojë Absolute
English

Tajlandë - Ashton: Pajtimi Kombëtar Është Një Nevojë Absolute

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton u shpreh sot se pajtimi kombëtar është tashmë "një nevojë absolute" në Tajlandë, dy ditë pas shpërndarjes së "këmishëkuqve". "Dhuna nuk ka zgjidhur asgjë, vetëm e ka dëmtuar Tajlandën dhe popullin e saj duke i thelluar përçarjet në vend që ato të kapërcehen", u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme. "Pajtimi kombëtar është tani një nevojë absolute. Është e nevojshme të gjendet një konsensur mes palëve që synojnë ndërtimin e një shoqërie që i përfshin të gjitha pjesët e saj", shtoi ajo. Ashton u bëri thirrje tajlandezëve të rivendosin rendin publik duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut dhe liritë themelore". Ajo u kërkoi gjithashtu manifestuesve të dialogojnë me qeverinë "në mënyrë konstruktive, pa përdorur dhunën". "Si mike e Tajlandës, BE-ja nuk mund të qëndrojë indiferente. Jam e gatshme të kontribuoj në procesin e arritjes së një konsensusi që synon pajtimin kombëtar", bëri të ditur ajo. Kryeministri tajlandez Abhisit Vejjajiva u shpreh sot se në Bangkok është rivendosur rendi. Por, ai pranoi gjithashtu se ndalimi i dhunës nuk i ka dhënë fund krizës politike me të cilën po përballet vendi që prej disa vitesh. Të paktën 85 persona janë vrarë dhe më tepër se 1 900 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i manifestimeve në mes të marsit nga "këmishëkuqtë" për të siguruar dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. /I.Pu.
KOMENTE