Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i Strasburgut pa kompromis konkret, BE dy javë kohë palës shqiptare
English

Takimi i Strasburgut pa kompromis konkret, BE dy javë kohë palës shqiptare

Strasburg, 21 maj, NOA Update – Ka vazhduar për rreth 5 orë, por pa arritur ndonjë kompromis konkret, e për këtë arsye është caktuar një afat dy-javor si mundësi që gjatë kësaj kohe, të shqyrtohen të gjitha rrugët e duhura për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Kjo ka qenë pak a shumë rezultantja e diskutimeve të gjata që janë bërë duke u gdhirë dita e sotme në restorantin “Crocodil” të Strasburgut në Francë, mes dy liderëve kryesorë politikë shqiptarë, si edhe një përfaqësie të lartë evropiane pranë tyre për ndërmjetësim.

Kjo e fundit përbëhej përkatësisht nga krerët e grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian, Joseph Doul i të djathtëve dhe Martin Schutlz nga të majtët; së bashku me komisionerin evropian për Zgjerim, Stefan Fule.

Mësohet se palëve u është dhënë kohë për reflektim, rreth dy-javor, deri në zhvillimin e një takimi të ardhshëm, gjatë të cilit të mundësohet arritja e një zgjidhje të duhur për zhbllokimin e ngërçit politik të krijuar që prej zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Nga ana e tij, komisionari i BE-së për Zgjerimin, Stefan Füle e vlerësoi takimin e mbrëmshëm tek restorant “Crocodil” si të mirë , por që gjithsesi, ka ende shumë për të bërë, e megjithatë, notat optimiste për gjetjen e zgjidhjeve janë shfaqur dukshëm prej tij.

Ndërkaq, burime nga pranë takimit, bëjnë me dijeni se gjithsesi, pala evropiane nuk e ka mbështetur variantin e hapjes së kutive, të kërkuar nga opozita, duke kërkuar rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve të krijuara mes palëve në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE