Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Arrestohen Dy Shtetas Për Prodhim Të Kundraligjshëm Të Artikujve Industrialë Dhe Ushqimore
English

Tiranë, Arrestohen Dy Shtetas Për Prodhim Të Kundraligjshëm Të Artikujve Industrialë Dhe Ushqimore

TIRANË, 21 Maj /ATSH/ . -Dy persona u arrestuan sot nga shërbimet e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit, ndërsa 5 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë, nën akuzën e "prodhimit të kundraligjshshëm të artikujve industrialë dhe ushqimorë". Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha se në kuadrin e operacionit "Cocktail", u arrestuan në kushtet e flagrancës në një magazinë në Shkozë, në periferi të Tiranës, shtetasit Vasil Zhupa, 46 vjeç dhe Rajmonda Neziri, 41 vjeç, të dy banorë të kryeqytetit. Policia tha se këta shtetas kishin instaluar një linjë prodhimi, stampimi dhe tregtimi të artikujve industrial të paligjshëm, duke vendosuar etiketa të pamiratuara nga Ministria e Buqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Dyshohet se këto shtetas, aktivitetin e tyre e ushtronin në mënyrë të palicencuar dhe të pa regjistruar në organet tatimore, ndërkohë që prodhimet e tyre i tregtonin nën çmimin e kostos së prodhimit, me synim shmangien e konkurrencës së subjekteve të tjera private. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi linjën e prodhimit dhe makineritë që shërbenin për prodhimin e mallrave industrialë, rreth 250 arka shishe me lëngje frutash të ndryshme, të gatshme për t'u tregëtuar, 10 makineri të cilat shërbenin për prodhimin, amballazhimin, etiketimin e lëngjeve të frutave, aperitiv, rreth 20 mijë shishe të ndryshme që shërbenin për mbushjen dhe tregtimin e tyre, 100 000 etika dhe stampa të ndryshme, vlera e të cilave arrin në 500 mijë euro./s.s./
KOMENTE