Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia Do Të Mbështesë Kosovën Në Të Gjitha Fushat
English

Turqia Do Të Mbështesë Kosovën Në Të Gjitha Fushat

- Presidenti i Turqisë, Abdyllah Gul, priti Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi- PRISHTINË, 21 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, në takimin sot me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke vlerësuar lart rolin e shtetit të ri të Kosovës, si faktor i rëndësishëm në forcimin e paqes, të stabilitetit dhe të fqinjësisë në rajon, shprehu gatishmërinë e Republikës së Turqisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit, kulturës dhe në fushat e tjera. Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bëri të ditur se në ditën e dytë të vizitës në Turqi, delegacioni i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Thaçi, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül. Kryeministri Thaçi falënderoi presidentin e Turqisë për përkushtimin e vazhdueshëm të shtetit turk për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Në veçanti, Kryeministri Thaçi vlerësoi lart kontributin e Turqisë në procesin e njohjeve për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të investimeve ekonomike nga Turqia. Kryeministri Thaçi shprehu në takim gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshtetëror, duke e vlerësuar Turqinë shtet mik dhe strategjik të Kosovës. Po sot Kryeministri Thaçi zhvilloi një takim edhe me investitorë turq lidhur me investimet në Republikën e Kosovës, takim ky i organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike të Jashtme. Në bashkinë e Stambollit Kryeministri Thaçi u prit nga zv/kryebashkiaku, Ergün Turan. Dje, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Thaçi u prit nga Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe anëtarë të kabinetit të tij qeveritar. Pas takimit u nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e transportit, të bujqësisë, arsimit dhe ambientit. Gjatë ditës së djeshme delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga Kryeministri Thaçi, pati takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu. /s.s./
KOMENTE