Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi 2.7 milionë lekë 5 vjet më parë, kapet i kërkuari
English

Vodhi 2.7 milionë lekë 5 vjet më parë, kapet i kërkuari

Lushnjë, 21 maj, NOA – Forcat e policisë së Lushnjës kanë mundur të kapin në flagrancë një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre, për një vjedhje prej 2.7 milionë lekësh.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Dritan Kozi, lindur dhe banues në Babrru të Tiranës, ndaj të cilit, siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje”-s, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Kjo pasi pesë vjet më parë, ai ekziston si autor i dyshuar i vjedhjes së një shume prej

2.7 milionë lekësh, në pronësi të 49-vjeçarit me inicialet N.I, të cilat gjendeshin në

automjetin tip Benz kamion me targa SH 3379 D.

Ndërkaq, materialet proceduriale në të ndaluarit, do t’i kalojnë prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

n.e./NOA

KOMENTE