Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident ajror në Indi, vdesin 158 persona
English

Aksident ajror në Indi, vdesin 158 persona

Karnataka, 22 maj, NOA – Rreth 158 viktima mësohet të jetë bilanci i një tragjedie ajrore të ndodhur mëngjesin e sotëm në Mangalore të Indisë, pas shpërthimit të një avioni “Air Express” të linjës Indi-Dubai.

Kaq mësohet të ketë qenë në fakt numri i gjithë pasagjerëve që ndodheshin në bordin e tij, plus edhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit, ndërsa të mbijetuarit janë të rrallë, vetëm tetë, nga kjo katastrofë ajrore.

Bëhet me dijeni se gjatë frenimit, pas një ulje normale, avioni i lartpërmendur ka dalë nga pista dhe është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në Mangalore të Indisë jugore, duke kapur një shifër prej 158 viktimash.

Disa spekulojnë duke thënë se "pika" e kontaktit me tokën ishte e avancuar shumë dhe se piloti nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për frenim, por pavarësisht musoneve të verës, moti ishte mjaft e mirë për të lejuar uljen e këtij avioni.

Bëhet me dijeni gjithashtu, se në fluturimin nga Dubai, ishin plot punëtorë emigrantë indianë që punojnë në Gji, ndërsa aeroporti Mangalore në shtetin jugor të Karnatakas në Indi, u inaugurua vetëm javën e kaluar, duke i propozuar statusin ndërkombëtar aeroportual.

n.e/NOA

KOMENTE