Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Automobilat E Një Shekulli, Garat Për Turizmin Kulturor Në Qytetet Historiko-Turistike
English

Durrës: Automobilat E Një Shekulli, Garat Për Turizmin Kulturor Në Qytetet Historiko-Turistike

DURRËS, 22 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Të paktën 50 autovetura të prodhuara pas viteve 1900 do të nisen sot nga Durrësi në Berat, në etapën e dytë të veprimtarisë "Adriatic & Ionian Cassic Rally", organizuar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sportit, nën kujdesin e Kryeministrit Berisha. Autoveturat klasike, pronë e pasionantëve që kanë ardhur nga Greqia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia si dhe Shqipëria, do të realizojnë për herë të parë në vendin tonë një garë që synon argëtimin e shkikuesve , duke respektuar edhe kriteret e rregullores së përcaktuar. Gjithçka ka marrë jetë në kuadër të ditëve të sezonit turistik, që startuan dje në Tiranë dhe Durrës me një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike. Autoveturat klasike tërhoqën vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut durrsak gjatë sfilatës së tyre në rrugët e qytetit bregdetar, menjëherë pas përfundimit të etapës së parë Tiranë-Durrës. Sot paradite, makinat që rikthejnë një pjesë të botës gjatë shekullit që lamë pas, do të nisen drejt Beratit, qytetit 2400-vjeçar, duke përmbushur edhe synimin e organizatorëve për udhëtime përmes peizazheve me bukuri natyrore dhe vizitave në vende me rëndësi historike dhe arkeologjike. Sipas organizatorëve, deri më 24 maj kur përfundon veprimtaria e organizuar në kuadër të Ditës kombëtare të sezonit turistik, automobilat me "moshë" të ndryshme do të vazhdojnë itinerarin e tyre edhe në "stacionet " e Vlorës, Himarës dhe Sarandës, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për automjetin fitues. Në gara marrin pjesë nëntë kategori të ndryshme automobilash, të ndarë sipas viteve dhe destinacionit të prodhimit. Të gjitha etapat do të zhvillohen në kushtet e trafikut të hapur dhe organizatorët nuk do të mbyllin trafikun në asnjë pjesë të trajektores rrugore. Nëpërmjet kësaj gare synohet gjithashtu të krijohen dhe të forcohen lidhjet ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme, u shprehën organizatorët. Klasifikimi përfundimtar nuk bazohet në shpejtësinë maksimale të veturave, por në arritjen e shpejtësisë mesatare të paracaktuar. Shpejtësia mesatare nuk do të kalojë 50 km/h në rrugë ndërurbane dhe 70 km/h në autostradë. Në të gjitha ndalesat janë parashikuar të zhvillohen veprimtari kulturore, të organizuara nga MTKRS dhe bashkitë e qyteteve mikpritëse. Eventi "Adriatic & Ionian Cassic Rally"organizohet nga Automobile Club Albania "ACA" në bashkëpunim me Motor Rally Organization Events "M.R.O.E."./s.s./
KOMENTE