Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike/22 Maji, Dita Ndërkombëtare E Biodiversitetit
English

Fishë Teknike/22 Maji, Dita Ndërkombëtare E Biodiversitetit

RE E BIODIVERSITETIT TIRANË, 22 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Në Ditën Botërore të Biodiversitetit 2010, specialistët e mjedisit apelojnë për sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e biodiversitetit dhe për masat që duhet të merren për ruajtjen e tij. "Le të reflektojmë në çështjen kryesore të reduktimit të biodiversitetit dhe të marrim masa për ta ndaluar atë. Le të ndërmarrim politika dhe masa të mirëmenduara për të reflektuar mbi vlerat e vërteta të llojeve dhe habitateve, le të vlerësojmë që biodiversiteti është jeta, është jeta jonë. Le të veprojmë tani ta ruajmë biodiversitetin para se të jetë shumë vonë", apelon në mesazhin e tij në këtë ditë botërore Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. "Humbja e biodiversitetit është duke tronditur sistemet ekologjike në atë pikë që përtej saj ato nuk mund të përmbushin funksionet e tyre jetësore. Komunitetet do të ndeshen me pasojat, por njerëzit e varfër dhe vendet më të ndjeshme do të vuajnë më shumë. 70 % e popullsisë më të varfër në botë jeton në zonat rurale dhe varen drejtperdrejt nga biodiversiteti për ushqim dhe të ardhura", thekson Ban Ki-moon. Kjo, sipas tij, është një nga arsyet pse objektivi i vendosur nga liderët botërore në vitin 2002 për të reduktuar humbjen e biodiversitetit në 2010, është integruar në objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Afati ka ardhur dhe ende reduktimi i burimeve tona natyrore vazhdon me shpejtësi. Për të rifokusuar vëmendjen në këtë çështje, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara e ka deklaruar vitin 2010 si Vitin Ndërkombetar të Biodiversitetit. Në fund të këtij viti, Asambleja do të mbajë një takim të nivelit të lartë, menjëherë pas Samitit të Shtatorit për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit për t'i dhënë një impuls të domosdoshem Konferences së Palëve të Konventes së Biodiversitetit, që do të mbahet në tetor në Nagoya te Japonisë, me objektiv vizionin e ri për biodiversitetin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nënvizon në mesazh se "vizioni i ri për biodiversitetin duhet të nxisë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të larmisë biologjike dhe ndarjen e drejte të përfitimeve nga përdorimi i tij". Sipas tij, duhet gjithashtu të vlerësohet lidhja e ngushtë midis natyrës dhe objektivave të zhvillimit, pikë e cila reflektohet ne temën e këtij viti të kësaj ditës ndërkombëtare. 22 maji, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të përkujtuar 22 majin e vitit 1992, kur u miratua teksti i Konventës së Biodiversitetit në të cilën edhe Shqipëria është palë. Për vite me radhë, për këtë ditë botërore, janë përzgjedhur tema të ndryshme si "Biodiversiteti i pyjeve", "Biodiversiteti dhe reduktimi i varfërisë", "Biodiversiteti: Ushqim, Ujë dhe Shëndet për të gjithë", "Biodiversiteti: Sigurim i jetës për botën në ndryshim: Mbro biodiversitetin në tokat e thata"; "Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike", "Biodiversiteti dhe llojet invazive", etj. Viti 2010 është shpallur Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit. Tema e këtij viti është Biodiversiteti për Zhvillim dhe Reduktimin e Varfërisë. Shqipëria i është bashkuar kësaj dite ndërkombetare, duke organizuar aktivitete të ndryshme sensibilizuese për vite me radhe në mbarë vendin. Në kuadër të kësaj dite, në mjediset e MMPAU është çelur dhe një ekspozitë me rreth 80 punime artistike me pamje nga zonat tona të mbrojtura./s.s./
KOMENTE