Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkimi shkencor, ministri Tafaj kërkon ndihmën e fqinjëve
English

Kërkimi shkencor, ministri Tafaj kërkon ndihmën e fqinjëve

Tiranë, 22 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj – Shqipëria u kërkon ndihmë fqinjëve të përfshihet në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, për fusha të ndryshme.

Propozimi ka ardhur nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë konferencës së ministrave të Arsimit të vendeve të rajonit që u mblodhën sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, ministri Tafaj ka theksuar se projektet mund të fokusohen në projekte të përbashkëta kërkimore për mjedisin, energjetikën e sistemin hidrik.

“Ne mendojmë se duhet të mendojmë për projekte të përbashkëta po dhe për bashkëfinancime në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, për sektorë që mendojmë se na përkasin vendeve tona fqinje”, u shpreh Tafaj.

Tafaj ka marrë dhe mbështetjen e kryeministrit Berisha i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse në konferencë ka mbështetur idenë e ngritjes së qendrave kërkimore rajonale.

Ai ka garantuar mbështetjen e qeverisë me qëllim që katedrat tona universitare të hapin dyert si për studiuesit e huaj dhe ata vendas.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE