English

Liga E Kampioneve - Përfundon Finalja Bajern Mynih - Inter (0-2)

TIRANË, 22 maj /ATSH/ - Sapo përfundoi ndeshja finale e Ligës së Kampioneve ndërmjet Bajern Mynih dhe Inter me rezultatin 0-2. Golat u shënuan nga Diego Milito (Inter), i pari në minutën e 35-të dhe i dyti në minutën e 70-të. Interi arrin të fitojë kupën e Ligës së Kampioneve pas 45 vjetësh, që prej vitit 1965 kur më 27 maj mundi me rezultatin 1-0 skuadrën portugeze S.L Benefika në stadiumin San Siro të Milanos. /e.v/
KOMENTE