Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura- Specialistët Në 'Ngujim' Për Tezën E Letërsisë Dhe Gjuhës Shqipe
English

Matura- Specialistët Në 'Ngujim' Për Tezën E Letërsisë Dhe Gjuhës Shqipe

TIRANË, 22 Maj/ATSH/. - Specialistët e përzgjedhur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) do të 'ngujohen' në fillim të javës së ardhshme në ambientet e këtij institucioni për hartimin e tezës së provimit të parë të Maturës 2010 në lëndën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, që do zhvillohet më 1 qershor. Provimi do të përmbajë rreth 25 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë përgjigje të argumentuara me shtjellim dhe pyetjeve me alternativa. Në programet shkollore të drejtimit të përgjithshëm për provimin e letërsisë gjuha shqipe, përfshirë edhe të shkruarit, zë 26 për qind të pyetjeve që do përmbajë testi, ndërsa letërsia 74 për qind. Po në këtë linjë do të veprohet edhe për tezat e provimeve që do të hartohen për llojet e tjera të shkollave të mesme në vend. Tezat e provimit do të klasifikohen në varësi të llojit të shkollës së mesme që ka kryer maturanti. Në përzgjedhjen e kandidatëve fitues që do të pranohen në universitete rol do të luajë jo vetëm nota e arritur në të katër provimet, por dhe mesatarja e shkollës së mesme dhe llojet e koeficienteve. Për këtë mesatarja e shkollës së mesme si dhe notat e të katër provimeve (dy lëndët me zgjedhje dhe dy lëndët e detyruara) do të vlerësohen me 20 për qind të numrit të përgjithshëm të pikëve të rezultatit final që mbledh secili prej aplikuesve. Nga ky rregull përjashtim do të bëjnë maturantët që kanë ndjekur shkollat e ndryshme profesionale. Për këta maturantë udhëzimi më i fundit mbi masën e zhvillimit të provimeve përcakton se rëndësia e notave të arritura në dy provimet e detyruara është e ndryshme për secilin profil. Për të marrë vlerësimin maksimal në provimet e maturës shtetërore, që janë vendimtare për pranimet në universitetet gjatë vitit të ardhshëm akademik, kandidatët duhet të grumbullojnë 40 pikë në total. Këtë vit në rregulloren e maturës është përcaktuar që zhvillimi i provimeve të bëhet sa më herët, në mënyrë që, kur të nisë plotësimi i formularit A-2, nxënësit të mund të bëjnë vetë përllogaritjet e rezultatit final./e.gj/s.s./
KOMENTE