Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Njohja e re, në qershor nga Tanzania
English

Pacolli: Njohja e re, në qershor nga Tanzania

Prishtinë, 22 Maj, NOA – Njohja e re e shtetit të Kosovës së pavarur, këtë herë do të jetë nga shteti afrikan i Tanzanisë.

Një premtim i tillë ka mbërritur nga presidenti i AKR-së, Bexhet Pacolli, sipas të cilit, ky vend do t’i shtohet në muajin qershor listës së deritanishme të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Tanzania do të vijë në qershor”, ka thënë Pacolli, në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”.

Duke dhënë detaje se në fund të këtij muaji, ai sërish do të takohet me presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikvete, në Francë, me të cilin do të diskutojë për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Para pak ditësh, ka qenë një tjetër shtet afrikan, Somalia, e cila njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa para saj, ishte Xhibuti shteti i 66-të që e kreu një akt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE