Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

SHTINË, 22 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Reagimet e para të Prishtinës pas kontrollit të kryeministrit e katër ministrave nga EULEX-i - Sejdiu do respektim të ligjit, Qeveria mohon kontrollin - Kreu i shtetit, Fatmir Sejdiu, nuk ka dashur të komentojë rastin e kontrollit në aeroport të kryeministrit Thaçi dhe të katër ministrave të tjerë nga EULEX-i, por është zotuar se do të kërkojë respektim të ligjshmërisë nga të gjithë. Qeveria ka thënë se kalimi i kufirit i delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht. Por, krejt ndryshe thonë në EULEX Tituj të tjerë: Sejdiu optimist për njohje të reja të Kosovës Administrata e sistemit të drejtësisë paralajmëron grevë Rrëfimi për hetimet rreth gjetjes së varrezës masive BE-ja paralajmëron Shqipërinë për ndalje të plotë të procesit të integrimeve - Ndonëse nuk është arritur pajtim i plotë në takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe liderit të opozitës, Edi Rama, në Strasburg, BE-ja sheh disa rezultate pozitive. Qindra automjete vërshojnë drejt Tiranës e Durrësit Fotolajmi: Trupat e KFOR-it në Kosovë do të mund të reduktohen deri në 2.000, në bazë të zhvillimeve të situatës së sigurisë në vend, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, të premten, në një konferencë për media, në bazën e KFOR-it në Prishtinë. Duke folur për aktivitetet e fundit të Prokurorisë së EULEX-it, Rasmusen ka deklaruar se hetimet duhet të kryhen në drejtim të forcimit të rendit dhe të ligjit, ndërsa njerëzit të cilët shkelin ligjin në Kosovë duhet të sillen para dretësisë "Express" Te Porta e Lartë - Historia 500 vjeçare mund të interpretohet gjithqysh. Por, cilatdo qofshin ato interpretime, një gjë është e pamohueshme - me Turqinë na lidh shumëçka. Ish e sëmura e Bosforit, sot është shndërruar në një tigër ekonomik dhe politik. Pritja shembullore që iu bë atje Basbakan'it Hashim Thaçi, i hapë të gjitha portat e bashkëpunimit me një aleat të fuqishëm për Kosovën. Tituj të tjerë: Biseda e trilluar Rreth Prevallës të përbashkuar Ultimatum ilegalëve Për 4 orë n'deti - Tuneli jugor i Kalimashit u hap për qarkullim të premten dhe do të jetë pa pagesë. Turistët kosovarë nga e premtja mund ta kalojnë lirshëm këtë tunel dhe tërë autostradën shqiptare. Sport: Kosova si shtet në Rusi "Bota Sot" Rasmussen: KFOR-i do të jetë këtu derisa të jetë e nevojshme Tituj të tjerë: Presidenti: Mandati i UNMIK-ut do të përmbyllet gradualisht Turqia ka rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës - Kryeministri Thaçi takohet me presidentin e Turqisë, Gul Huper: Ndarja e Kosovës hap zgjidhje të dhunshme - Evropa po e shikon mundësinë e ndarjes Presioni i pareshtur propagandistik kundër institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës - Editoriali "Infopress" Turqia, shtet mik dhe strategjik - Kryeministri Thaçi pritet në Stamboll nga presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gul Tituj të tjerë: Refuktimi varet nga situata (Reduktimi i KFOR-it) Presidenti Sejdiu, pas kthimit nga vizita zyrtare në Malajzi, ka deklaruar se së shpejti pritet të vijë një valë e fuqishme njohjesh për shtetin e Kosovës Rihapet tuneli i Kalimashit "Incidenti i Aeroportit", dezinformim i disa mediave Editorial - "Nostalgji" në bibliotekë "Epoka e Re" Bisedë me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli - S'po ndalet - Në qershor jua sjell njohjen nga Tanzania - Kosova ka nevojë për ndihmën e OKB-së - Të sqarohet roli i UNMIK-ut - Dalja nga kriza aktuale janë zgjedhjet Tituj të tjerë: Turqia pranë Kosovës Sejdiu: EULEX-i ta respektojë protokollin e shtetit Bukoshi: S'bëhet kiameti nëse bie Qeveria! KFOR-i në Kosovë sa të jetë e nevojshme "Lajm" EULEX-i nuk ndalet - paralajmëron edhe arrestime, Qeveria hesht, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme - Aferë pas afere Tituj të tjerë: AKR-ja reagon pas zhvillimeve të fundit në Kosovë - Qeveri teknike, pastaj zgjedhje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vizitoi Kosovën - Lëreni EULEX-in të punojë William Walker reagon ndaj kontrollit të kryeministrit - Kritika misionit evropian Takimi i Strasburgut - Kthen pa marrëveshje ART u ka dhënë afat 30 ditë operatorëve serbë - Antenat ende me sinjal "Kosova Sot" KFOR-i mund të mbetet me 2000 ushtarë Tituj të tjerë: Në art nuk ka numër një! - Intervistë me këngëtaren Nexhmije Pagarusha Policat drejt liberalizimit Priten njohje të reja Editoriali - Arrogancë dhe jotransparencë "Tribuna shqiptare" Konfuzitet pas kontrollit të EULEX-it në zyrtarë të lartë të Kosovës - Sërish ngatërrime EULEX-Qeveri Tituj të tjerë: Sekretari i NATO-s paralajmëron prapë reduktim të KFOR-it - Kushtet për 5700 trupa Strasburg - Darkë pa rezultat Prishtinë - Kthehet me premtime Shkup - Dënohen bastisjet në familjet shqiptare Mirëpritje për investime Mësohen prokurorët "Zëri" Tkurret buxheti i ministrive - Ky shkurtim i buxhetit të ministrive mund të vijë pas kritikave të FMN-së drejtuar Qeverisë, për shpenzime të shumta dhe të panevojshme Tituj të tjerë: KFOR-i do të reduktohet në 2 mijë ushtarë As ministrave nuk u dhimbset qeveria - Rënia e koalicionit aktual qeverisës nuk do t'i pikëllojë shumë as vetë ministrat e qeverisë Presion për reformën zgjedhore AKP-ja nuk e di ku i ka paratë e privatizimit Editoriali - Peng i vetvetës /s.s./
KOMENTE