Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Promovohet Fjalori Arabisht -Shqip
English

Promovohet Fjalori Arabisht -Shqip

-Ky fjalor përmban mbi 70.000 fjalë - TIRANË, 22 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Një fjalor Arabisht -Shqip, me më shumë se 70.000 mijë fjalë, fraza idiomatike, shembuj dhe fjali që ilustrojnë përdorimin, u promovua sot në mjediset e Akademisë së Shkencave nga diplomati shqiptar Sulejman Tomçini. Ky fjalor është produkt i një pune disavjeçare e diplomatit Sulejman Tomçini, njohës i mirë i gjuhës arabe, që është botuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave, dhe Qendrës Albanologjike në Tiranë. Në të janë përfshirë, gjithashtu, shumë sinonime me qëllim që të përcaktohen sa më saktë caqet e përmbajtjes semantike, brenda së cilës mund të përdoret një fjalë e dhënë. "Puna për këtë fjalor ka kërkuar një kohë shumë të gjatë (1992-2002), sepse gjuha arabe është një gjuhë shumë e vështirë, me një gramatikë shumë preçize si një formulë gjeometrike, sepse arabishtja ka vetëm 3 zanore", tha autori Sulejman Tomçini gjatë këtij promovimi. Duke u ndalur te botimi i tij, Tomçini u shpreh se "e veçanta e këtij fjalori qëndron në faktin se ai është një fjalor shumë kompleks dhe shumëpërfshirës. Ka fjalorë me 11.000, 12.000 mijë fjalë, por ky është një fjalor enciklopedik, dhe është shumë më i kompletuar", tha ai. Ndërsa akademiku Myzafer Kurti e cilësoi këtë botim si "një fjalor me rëndësi të veçantë nga pikëpamja leksikore. Ky fjalor i është referuar edhe shumë fjalorëve të tjerë të gjuhës arabe, duke plotësuar në këtë mënyrë atë boshllëk që ishte krijuar në studimet arabike". Drejtori i Institutit Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Dr.Ramiz Zekaj, tha se "nevoja e botimit të një fjalori arabisht në Shqipëri është ndjerë prej kohësh dhe do të jetë ndihmë e konsiderueshme për vendosjen e urave të bashkëpunimt mes vendit tonë dhe botës arabfolëse'. Për hartimin e këtij fjalori është ndjekur mënyra tradicionale e ndërtimit të fjalorëve arabë. Renditja merr për bazë rrënjën e fjalës në gjuhën arabe dhe pastaj derivatet e saj, çka do të thotë se përdoruesit e fjalorit duhet të kenë njohuritë fillestare të gramatikës dhe të morfologjisë së arabishtes. Kush është Sulejman Tomçini: Sulejman Tomçini ka lindur në Peshkopi në vitin 1940. Në 1958 mbaron shkollën pedagogjike të Elbasanit dhe studimet e larta i kreu në Moskë për gjuhë- letërsi arabe. Me prishjen e marrëdhënieve Shqipëri- Rusi, kthehet në Tiranë dhe mbaron fakultetin Filologjik. Rreth viteve 1963 shkon në Irak me studime, dhe pas mbarimit të studimeve punon si redaktorë dhe komentator politik i seksionit arab në Radiotelevizionin Shqiptar, ku më vonë bëhet shef i seksionit arab. Në vitin 1977 mbaron shkollën e Partisë për filozofi dhe emërohet Ambasador në Egjipt, në vitin 1991 Ambasdor në Algjeri dhe në 2001 Ambasador në Arabinë Saudite./s.s./
KOMENTE