English

Rusi - Putin I Kërkon Kirgistanit T'I Japë Fund Pasigurisë

MOSKË, 22 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri rus, Vladimir Putin u kërkoi sot drejtuesve të përkohshëm të Kirgistanit t'i japin fund pasigurisë politike dhe njoftoi se Moska ka parashikuar të rrisë ndihmën për këtë republikë strategjike të Azisë Qendrore. "Ndonjëherë ne nuk kuptojmë shumë mirë procesin e brendshëm politik'', deklaroi drejtuesi rus duke shtuar se situata është e komplikuar dhe e rënduar në Kirgistan ku zgjedhjet e parashikuara në muajin tetor u anuluan. "Ne dëshirojmë që t'i jepet fund sa më shpejt të jetë e mundur kësaj periudhe pasigurie'', theksoi Putin në një intervistë për stacionin televiziv ''Mir''. Në këtë kuadër, Putin u kërkoi drejtuesve të përkohshëm të organizojnë sa më shpejt zgjedhjet./ /ec/ a.jor.
KOMENTE