Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarande: Fluks Vizitorësh Vendas E Të Huaj Këtë Fundjavë
English

Sarande: Fluks Vizitorësh Vendas E Të Huaj Këtë Fundjavë

SARANDË, 22 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Saranda ka shënuar këtë fundjavë një fluks të lartë vizitorësh, ndërsa trageti turistik "Rena S2", solli në qytet 200 turistë të huaj. Mbi 100 autobuzë, 3 mijë mjete të vogla, 500 motorrë të markave të ndryshme janë konstatuar në qytet ditët e fundit, tregon për ATSH-në, Shefi i Policisë Rrugore, Gjylani Shehu, i cili siguron se, pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes, qarkullimi për asnjë moment nuk është bllokuar. Sipas tij, janë marrë të gjitha masat për menaxhimin sa më mirë të situatës për qarlullimin rrugor si në hyrje e daljet e qytetit edhe në brendësi të tij. Për vizitorët e shumtë të Sarandës flasin edhe hotelierët, të cilët pohojnë se, hotelet janë zënë me kapacitet të plotë. Madje plot me vizitorë janë edhe dy hotele që funksionojnë në Berdenesh, rreth 5 kilometra larg nga Saranda. Edhe pse deti ka pasur valëzim 4 - 5 ballë, kjo nuk ka penguar lundrimin e trageteve të transportit Korfuz-Sarandë, apo atë turistik "Rena S2". Saranda shtrihet në ekstremin më jugor të Shqipërisë, me sipërfaqe 749 km2 e popullsi 35.235 banorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës bregdetare që laget nga deti Jon është 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë, një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë tepër të favorizuar qytetin e Sarandës për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë./a.m//n.m/
KOMENTE