Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim/ Tropojë: Mësuesit Specialistë, Mundësi Për Rritjen E Cilësisë Së Mësimdhënies
English

Shënim/ Tropojë: Mësuesit Specialistë, Mundësi Për Rritjen E Cilësisë Së Mësimdhënies

TROPOJË, 22 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Për vitin e ardhshëm shkollor në rrethin e Tropojës synohet eliminimi i plotë i mësuesve pa arsim përkatës, të paktën në shumicën e shkollave të rrethit. Sipas burimeve zyrtare të arsimit, kjo do të mundësojë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, gjë që është ndjerë edhe gjatë këtij viti shkollor, pas kontrolleve të ushtruara nga specialistët e zyrës arsimore në shkollat e rrethit. Drejtoresha e Zyrës Arsimore të Rrethit, Sabahete Neza, thotë se "mësues pa arsim përkatës në të gjitha shkollat 9 vjeçare janë kryesisht në shkollat e zonave të thella rurale, veçanërisht mësues të lëndëve të informatikës, të gjuhës së huaj, të biokimisë etj". "Në kushtet e mungesës së mësuesve specialistë, (kjo) është e vetmja mundësi për zgjidhjen e problemit",- shton ajo. Një problem tjetër në shkollat e zonës rurale është edhe tendenca e rritjes së numrit të klasave kolektive. Kjo ndodh jo për shkak të normës së re për kuadrin mësimdhënës në arsimin 9 vjeçar, por për shkak të shpopullimit të zonave rurale. Tashmë në këtë rreth klasat kolektive gjenden thuajse në të gjitha shkollat e rrethit, me përjashtim të shkollave të qytetit. "Për miinimizimin e pasojave negative të këtij fenomeni, me këto klasa punojnë mësues të specializuar e me stazh të gjatë pune",- thotë Neza. Në rrethin e Tropojës funksionojnë 31 shkolla të arsimit 9 vjeçar dhe 6 shkolla të arsimit të mesëm, ku mësojnë mbi 7200 nxënës./ch/
KOMENTE