Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Deputetët E Pd-Së, Nismë Për Ngritjen E Shtatores Së Ismail Qemalit
English

Vlorë, Deputetët E Pd-Së, Nismë Për Ngritjen E Shtatores Së Ismail Qemalit

VLORË, 22 Maj/ATSH-H.Koçi/. - Në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, deputetët e Partisë Demokratike për Vlorën kanë ndërmarrë një nismë për të konkretizuar projektin e realizimit dhe vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit, në këtë qytet. Deputeti Ardian Kollozi tha për ATSH-në se "vendosja e shtatores së kryeministrit të parë të Shqipërisë së pavarur, përbën një akt domethënës për kontributin që ai ka dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar". "Është një nderim për veprën dhe figurën e tij, por edhe evokim i dimensioneve të kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Shqipëris"", thotë Kollozi. Përpjekjet për realizimin e këtij projekti do të nisin me ngritjen e një grupi pune, ku do të përfshihen artistë dhe intelektualë dhe finalizimi do të përkojë me konkursin për realizimin e shtatores dhe vendin ku do të vendoset ajo. Aktualisht, në qytetin ku në 28 nëntor të vitit 1912 u organizua Kuvendi Kombëtar që vendosi Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit, nuk ka një shtatore të figurës kryesore të kësaj ngjarjeje, Ismail Qemalit. I vetmi bust i tij, është ai që është vendosur në sheshin e brendshëm të godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, krahas busteve të anëtarëve të tjerë të qeverisë. Ismail Qemali vdiq në janar të vitit 1919 në Perugia(Itali) dhe trupi i tij u soll në qytetin e Vlorës, ku fillimisht u varros në fshatin e të parëve të tij, në Kaninë. Në 28 nëntor të vitit 1932, me rastin e 20 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, eshtrat e Ismail Qemalit, u vendosën në Lulishten e Flamurit, ku janë edhe sot. Mbi varrin e tij u vendos skulptura monumentale "Luftëtari i Lirisë", vepër e e skulptorit Odise Paskali./s.s./
KOMENTE