Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bsh: Këshilli Mbikëqyrës Do Të Miratojë Kete Javë Politikën Monetare Për Muajin Maj
English

Bsh: Këshilli Mbikëqyrës Do Të Miratojë Kete Javë Politikën Monetare Për Muajin Maj

TIRANE, 23 Maj /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) në mbledhjen e javës së ardhshme do të vendosë mbi politikën monetare për muajin maj, ku një nga elementët kryesorë do të jetë shqyrtimi për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit, që aktualisht është në nivelin 5.25 për qind. Sipas burimeve të BSH-së, në këtë mbledhje, vend kryesor do të zërë dhe diskutimi mbi gjendjen e ekonomisë gjatë muajve të parë të vitit 2010 dhe perspektiva afatmesme e këtij sektori. Axhenda që do të shoqërojë punimet e mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së BSH-së, ndër të tjera parashikon diskutimin "Mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar për tremujorin e parë të vitit 2010", "Mbi inspektimet e kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes në banka në 6-mujorin e dytë 2009"si dhe "Miratimin e rregullores "Për përcaktimin e niveleve të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare''./e.xh//n.m/
KOMENTE