Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje në stan/ Rrahin dhe lidhin çobanin, i vjedhin një çifte e një këmborë
English

Grabitje në stan/ Rrahin dhe lidhin çobanin, i vjedhin një çifte e një këmborë

Gjirokastër, 23 Maj, NOA – I janë futur natën në kasolle, ku pasi e kanë rrahur dhe keqtrajtuar duke i kërkuar lekët, e kanë lidhur me litar. Më pas, i kanë vjedhur një çifte dhe një këmborë të bagëtive e janë larguar duke e lënë të lidhur.

Kjo është gjithçka që dy grabitës i kanë bërë një çobani në stanin e tij, ndërsa ky i fundit për fat ka mundur të shpëtojë nga dhuna e tyre dhe të zgjidhet nga ortaku i tij në mëngjes, pasi e ka gjetur të lidhur prej tyre.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, dy autorët e saj janë Florian Lile, 24-vjeç dhe Manxhar Çaushi, 27-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; që të dy të lindur dhe banues në fshatin Libohovë.

Ndërsa për çobanin që e pësoi prej tyre mësohet se edhe ai është nga Libohova, ndërsa bagëtitë i mbante në stanin e tij ne Labovën e Kryqit të Gjirokastrës dhe mban inicialet P.Ç.

Ka qenë vetë ai që i ka telefonuar policisë duke denoncuar atë që i ka ndodhur, duke treguar përpikërisht sesi në orën 2 të natës, dy persona i ishin futur në stan dhe pasi e kanë rrahur e keqtrajtuar duke i kërkuar lekët, e kanë lidhur me litar.

Grupi hetimor arriti ta zbardhë plotësisht këtë ngjarje, ndërsa autorët e saj u arrestuan në flagrancë duke u sekuestruar në cilësinë e provës materiale çiften dhe këmborën që kishin vjedhur në stan.

Ato u gjetën në stanin e shtetasit Manxhar Çaushi, i cili është një nga autorët e arrestuar.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë , kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE