Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“I speak Albanian” nga Roland Tasho
English

“I speak Albanian” nga Roland Tasho

Tiranë, 23 Maj, NOA /Milena Selimi – Fotografi Roland Tasho prezantohet me një tjetër ekspozitë fotografike në Muzeun Kombëtar, e cila na sjell afër jetën, përpjekjet dhe sukseset e shqiptarëve të Amerikës.

Një rrugë e vështirë, por jo e pamundur për shqiptarët që kanë kërkuar integrimin në jetën e atjeshme.

“I Speak Albanian” titullohet ekspozita që paraqet jetën e qindra emigrantëve që jetojnë e punojnë në Amerikë.

Pas përfundimit të albumeve fotografike “L’altra Albania” me emigrantët shqiptarë në Itali dhe “Urë-Ndërtuesit” me shqiptarët në Zvicër, libri me komunitetin shqiptar në Amerikë është i treti në punën e tij.

Për gati 3 muaj qëndrimi në Amerikë, në 120 fotografi ku përfshihen rreth 300 shqiptarë të suksesshëm në SHBA. Në këtë album dhe ekspozitë ka shqiptarë të emigracionit të vjetër dhe emigracionit të ri.

Një pjesë e rëndësishme e këtij botimi janë dhe studentët, të cilët ndodhen në Universitetet më të njohura të Amerikës. “Shqiptarët i gjeta të sistemuar, kishin gjetur vetveten sepse e tillë është Amerika, e barabartë për të gjithë. Suksesin e shqiptarëve të Amerikës e gjeta në çdo fushë, kishte arkitektë, mjekë, pedagogë, inxhinierë, ekonomistë, artistë dhe shumë të tjerë në pozicione kyçe falë hapësirës që të krijon jeta në Amerikë”, tha Tasho.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE